Video/ Tre gola Suedisë e topin në shtëpi, Lukaku entuziazmon Interin: “Dua të tregoj çfarë kam brenda”

“Të premten në mbrëmje shohim dyfish, madje trefish. 3 është një numër magjik”. Interi feston bashkë me Romelu Lukaku në natën e trigolëshit kundër Suedisë me fanellën e Belgjikës. Një kënaqësi e madhe për Big Rom, protagonist i madh para syve të rivalit të tij Ibrahimovic. Lukaku arriti t’i prishë rekordin e lojtarit më të vjetër në kualifikueset evropiane rivalit milanez. Një lajm ngushëllues për Simone Inzaghi, i cili mezi pret të rigjejë sulmuesin e tij në ‘formatin titull’. Belgu nuk kishte shënuar me fanellën e kombëtares prej një viti e gjysmë.

“Jam i lumtur që jam në gjendje të luaj dhe të fitoj minuta për t’i treguar botës së jashtme atë që kam brenda,” tha ai. Sulmuesi shtatlartë foli për mediat belge pas ndeshjes, duke shpjeguar edhe festimin e tij kontrovers. Lukaku vendosi një gisht në gojë për të heshtur kritikët dhe kritikuesit, ndërsa nderonte ushtarakisht. Belgu mori topin në shtëpi, duke entuziazmuar edhe Interin. Zikaltrit kanë nevojë për një Lukaku kështu menjëherë, para një prilli vendimtar në të gjitha frontet. Inter kërkon të sigurojë një vend në katër më të mirët në Serie A, të shkojë në finale të Kupës së Italisë dhe në gjysëmfinale të Champions.

Video/ Super Muçi, dygolësh që shemb Aston Villa: Ranieri nuk i mjafton Fiorentinës, 2-2 ndaj Genk

Video/ Adama Traoré gabon golin e pamundur për ta gabuar: nga dy hapa larg, me portën bosh

Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i përshpërit Insignes: leximi i buzëve tregon çfarë i thotë

Jude Bellingham, përtej çdo parashikimi: 6 gola në 6 ndeshje e bëjnë Real Madrid të fluturojë

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top