Video/ Tottenham rikuperim spektakolar në debutimin e Mason: 2-2 me United, i pandalshëm Newcastle

Në javën e 33 të Premier League, Manchester United arrihet nga Tottenham i ri i Mason. Epërsisë së dyfishtë të Sanços (7′) dhe Rashfordit (44′) iu përgjigjën Pedro Porro (56′) dhe Son (79′). Një tjetër sukses i fortë për Newcastle, që mposhti Everton 4-1. Wilson ishte vendimtar për Magpies me një dygolësh. Humbje e rëndë për Southampton, që u dorëzua 1-0 ndaj Bournemouth dhe është gjithnjë e më afër rënies nga Premier.

Merr frymë Tottenham në debutimin e Mason, që rikuperon Manchester United nga 2-0 në 2-2. Ndeshje me ritëm të lartë në pjesën e parë të lojës. Spurs u përpoqën të mbanin topin pa frikë, por në sulmin e parë Red Devils kaluan në avantazh. Në minutën e 7′ Rashford sghërbeu për Sancho, që mposhti Foster. Ish-lojtari i Dortmund iu afrua dyfishimit pak minuta më vonë, me Perisic që shpëtoi në linjë. Formacioni i Mason rifutet në lojë dhe përpiqet të barazojë në disa raste. Më e bujshmja ndodh pikërisht në këmbët e Perisic, që u hipnotizua nga de Gea. Në përmbysjen e fronteve skuadra e Ten Hag përfitoi dhe në kundërsulm shënoi 2-0 me Rashford, në minutën e 44′.

 

Në pjesën e dytë, Tottenham ishte krejtësisht ndryshe. Vendasit administruan zotërimin e topit dhe në minutën e 56′ shkurtuan diferencën. Pedro Porro shënoi me të djathtën, pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Red Devils reaguan menjëherë, me traversën e bujshme të goditur nga Bruno Fernandes. Ndeshja është spektakolare, me shkëndija nga të dyja anët. Pas një orë lojë Spurs kishin dy mundësi shumë të qarta, të dështuara fillimisht nga Son dhe më pas nga Dier. Gjithsesi, koreani e shleu gabimin në minutën e 79′, kur bëri 2-2 me asistin e Harry Kane. Në fund, Manchester United tentoi të fitonte ndeshjen, por përfundoi në barazim. Tottenham ngjitet në kuotën e 54 pikëve, gjashtë më pak se United, që kanë ende dy ndeshje për të rikuperuar.

 

Premier League England
Everton 1-4 Newcastle United
Southampton 0-1 AFC Bournemouth
Tottenham Hotspur 2-2 Manchester United

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top