Video/ Tirana përmbys Skënderbeun: Kaina, Qefalija e Hasani i shkaktojnë humbjen e parë Gvozdenovic

Tirana merr kryesimin e Superiores në javën e tretë të kampionatit. Bardheblutë kanë marrë tre pikë shumë të rëndësishme, duke mundur 3-1 Skënderbeun në “Selman Stërmasi”. Kthimi në shtëpi ka qenë me fat për kryeqytetasit, edhe pse u surprizuan që në minutën e dytë. Golit të Nikaj, iu përgjigjën Kaina Nunes, Qefalija dhe Florent Hasani.

Korçarët bënë befasinë në startin e ndeshjes, duke shënuar që në minutën e 2′. Nikaj zhbllokoi sfidën duke ia bërë punën më të vështirë bardhebluve, të cilëve iu desh kohë që të reagonin. Pikërisht kështu sepse bardhekuqtë u rreshtuan mirë në mbrojtje, duke lejuar pak hapësira. Barazimi, megjithatë, erdhi vetëm në minutat e fundit, kur Kaina me kokë mposhti portierin Alia. Një krosim i Përgjonit, u shfrytëzua nga braziliani, që i mori kohën mbrojtësit dhe mundi Alian.

Në pjesën e dytë, sfida ishte e hapur dhe të dy palët patën mundësi për të shënuar. Me fat mund të konsiderohen kryeqytetsit që iu falën traversës në minutën e 52′. Me portierin të mundur, goditja e Juri përplaset në traversë e më pas Rashica godet jashtë. Mundësi e gabuar, gol i pësuar dhe Tirana përmbys rezultatin me mesfushorin Qefalija. Një goditje brenda zonës e devijuar mposhti për herë të dytë portierin e korçarëve.

Në shtesën e sfidës, me korçarët në sulm, Hasani gjeti hapësirën për të shënuar edhe golin tretë. Këpuca e Artë e sezonit të kaluar vulosi fitoren 3-1 në minutën e 98. Skuadra e Shehit ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ende e pamundur. Bardhekuqtë e Gvozdenovic provojnë humbjen e parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top