Video/ Tirana përmbys Kukësin në fund me dy penallti me VAR: plasin polemikat e forta

Tirana kthehet te fitorja, duke përmbysur në fund Kukësin 2-3, për t’i shkaktuar Emiljano Çelës një dëbutim të hidhur. Dy herë në avantazh, blutë kanë shpërthyer kundër arbitrimit e sidomos VAR “që ndërhynte vetëm për rastet e bardhebluve”, sa për të cituar teknikun Çela.

Sidoqoftë një 2-3, në javën e 22 të Superiores, që mund të ketë gjëra pozitive pas së cilës Çela mund ta kapet. Skuadra e tij dha shenja gjallërie (pavarësisht rezultati) dhe udhëhoqi ndeshjen kundër vendit të tretë tashmë për një orë e 10 minuta. Sfida nisi mirë për verilindorët, që morën avantazhin me Salami. Në minutën e 15’ sulmuesi kaloi në avantazh Kukësin, duke futur nën presion Tiranën, e detyruar të dilte përpata. Gjithësesi, vendi i parafundit ndoshta peshon më shumë, duke qenë se ai që gabon është një ekspert si Tafas. Portieri e katranos kapjen në goditjen e Deliut, duke i dhënë mundësinë Latifit të shtyjë me kokë në rrjetë në minutën e 28’.

Kukësi nuk u dekurajua, edhe sepse Tirana nuk ishte e parezistueshme. E në minutën e 39′ erdhi avantazhi i dytë i vendasve me Dragoshin, që i lejoi të tijve të mbyllte pjesën e parë në avantazh.

NË SKENË U NGJIT VAR
Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, atëherë kur Kukësi po administronte. Tirana në fakt bëri përpjekjet e saj, por u deshën dy penallti të akorduara me VAR për të përmbysur vendin e parafundit në renditje. Në minutën e 69’, ishte Abazaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga ana e Dragoshit. Në minutën e 89’, ishte i sapofuturi Patrick, i cili ktheu në gol penalltinë që e fitoi po vetë.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 33 pikëve, provizorisht në vendin e tretë. Ahmataj, pas humbjes 3-4 me Skënderbeun, mund të marrë disi frymë, por mbrojtja stonon: 6 gola të pësuar në 2 ndeshje. Kukësi, ndërkohë, vazhdon në mbetet në vendin e parafundit me 19 pikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top