Video/ Tirana e përmbysi me dygolëshin e Ndrecës, Ruçi i heq fitoren në shtesë: Bylis i Egbo rrëmben pikën

Barazim dramatik në Ballsh, ku Bylis rrëmbeu pikën pikërisht kur Tirana sapo kishte shijuar fitoren. Egbo merr një kënaqësi personale ndaj ish-skuadrës që e shpalli kampion dhe e shkarkoi pastaj në sezonin që pasoi. Përgjoni u përmbys nga dy gola të Ndrecës, por në shtesë Ruçi barazoi rezultatin, në gjysmëkthesë.

Koleksionon edhe një pikë, të vuajtur, por të merituar skuadra mallakastriote, që ngjitet në kuotën 5 pas katër ndeshjesh. Tirana e Shkëmbit mbetet e pathyer, por pa fitore, me rekordin e këtij kampionati me katër barazime në katër ndeshje. Avantazhi i Bylis ishte spektakolar me rovjeshatën e Përgjonit në minutën e 18′ të pjesës e parë. Tirana e ndjeu goditjen, por e pati të vështirë të reagonte.

Bardheblutë e rritën ritmin në pjesën e dytë, në kërkim të barazimit. Në Adush Muça, Bylis tentoi të kontrollonte lojën dhe u duk se mund të pëmbushte misionin. Të besuarit e Egbo nuk po rrezikonin shumë, deri në minutën e 83′, kur Ndreca u ngjit në katedër. Një kundërsulm i shpejtë nxorri të lirë lojtarin që kontrolloi në hyrje të zonës dhe me një parabël perfekte mposhti portierin Hasanbelli. Një goditje e rëndë për Bylis, që katër minuta më pas pësoi edhe golin e dytë. Ndreca sërisht përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

 

Festë bardheblu me ngacmime nga pankina e tribunat e stadiumit të Bylis, por asgjë nuk kishte përfunduar. Ruçi në aksionin e fundit të ndeshjes, me një gjysmëkthesë, barazoi rezultatin në minutën e 95′, duke i çuar shifrat në 2-2.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top