Video/ Tirana di të shënojë, por ka pak sulmues. Hasani i merr fronin Xhixhës: “Më vjen keq, por nuk ndalem”

Dygolëshi kundër Laçit e ka ngjitur Florent Hasanin në krye të listës së golashënuesve të Superiores. Sulmuesi i Tiranës barazon kështu një tjetër bardheblu që mbante kryesimin deri kur u largua drejt Qarabag. Hasani është tashmë në kuotën e 11 golave, duke e konfirmuar veten si kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”: “Goli më kishte munguar se kam një muaj pa shënuar. Por grinta dhe festimi i zjarrtë ishte më shumë për ekipin që shënova dhe po riktheheshim te fitorja se na duhej për vetëbesim – tha Hasani.

 

Barazimi i Xhixhës në renditje nuk është mjaftueshëm për numrin 9 të Tiranës. Hasani kërkon të vazhdojë të shënojë për të ndihmuar ekipin, ndërsa tregon një prapaskenë: “Xhixha më uroi për dy gola. Më vjen keq që e barazova por shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe më shumë. Faleminderit Xhixhës e gjithë bashkëlojtarëve”, tha sulmuesi pas fitores 3-2 me Laçin.

 

Lojtës Videosh

Tirana e Shehit tregon se kur vjen puna te goli di si të veprojë. 37 të shënuar e 22 të pësuar, sulmi e mbrojtja më e mirë e kampionatit. Shifrat janë ato të duhurat, numrat jo, sepse Tirana ka vetëm Hasanin dhe dy të rinj si Gjumsi e Nikqi. Tani me dëmtimin e Patrick gjërat janë bërë vërtetë të vështira: “Na vjen keq për Patrik pasi çdo mungesë është minus për ne. Kemi të tjerë të gatshëm që ta zëvendësojmë, por është mungesë e madhe. Urojmë të shërohet sa më shpejt e ne do të vazhdojmë rrugën”, tha Hasani.

 

Lojtës Videosh

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top