Video/ “Theo Hernandez bir i ku*vës”: kori i interistëve mbytet nga ndërhyrja e dy lojtarëve zikaltër

Gjatë festës së titullit në Duomo, tifozët e Inter kënduan në kor kundër Theo Hernandez. Duke e kuptuar këtë fakt, Barella dhe Calhanoglu i kërkuan tifozëve të tyre të ndalonin.

Gjysma e Milanos ishte zgjuar për shumicën e natës për të festuar titullin e Inter. Në Piazza Duomo tifozët zikaltër i dhanë zë gëzimit të tyre, duke përshëndetur lojtarët e pranishëm. Një festë e shënuar edhe nga ngacmimet për lojtarët e Milan, të mundur në derbin e mbrëmshëm. Në mënyrë të veçantë, tifozët zikaltër vunë në shënjestër Theo Hernandez, i cili u përjashtua nga fusha dje për një sherr me Dumfries. Kështu u ngrit kori: “Theo Hernandez bir i kurvës”.

BARELLA E CALHANOGLU NDALOJNË KORIN
Nga tarraca nga ku lojtarët e Inter po shikonin tifozët e tyre, disa lojtarë e vunë re thirrjen dhe ndërhynë: Nicolò Barella dhe Hakan Calhanoglu. Mesfushori italian, i cili po këndonte për tifozët me megafon në dorë, u kërkoi me zë të lartë të ndalonin. Ndërsa turku bëri shenjën jo me gisht. Edhe Lautaro aty pranë nuk e miratoi shumë korin ofensiv kundër Theo. U desh mbërritja e Dumfries në ballkon për të larguar vëmendjen nga Theo Hernandez dhe në vend të kësaj të fillonte festa për anësorin e Inter.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top