Video/ Teuta nuk fiton dot as me penallti ndaj Egnatias: Martini del nga shinat: “I kemi rrahur të gjithë”

Një ndeshje e tensionuar, edhe sepse mes Egnatias dhe Teutës luhej një pjesë e mirë e Europës. Në fund të një ndeshje me polemika e që zgjati 110′ dy skuadrat ndanë pikët, në javën e 26 të Superiores. Avantazhit të Kasës iu përgjegj Gruda, por polemikat erdhën në fund në penalltinë, që më pas Kallaku e humbi. Tetova ka rezerva, Martini acarohet, por Teuta detyrohet të qendrojë në distancë nga zona europiane. “Fakti është që në 14 ndeshje kemi humbur vetëm 2 – tha Martini -. Ekipet po mundohen të bëjnë lojën e vet. Kemi qenë superior, i kemi marrë pikë nga e para te e fundit. U thashë djemve që të shohin se kush janë se kanë rrahur çdo ekip. Nga ndeshja në ndeshje do e kërkojmë Europën edhe nga kampionati”.

 

Lojtës Videosh

Sfida u zhbllokua në minutën e 26’ me golin e avantazhit të Egnatias. Redi Kasa shënoi një gol spektakolar, pas një kundërsulmi të shpejtë. Teuta reagoi menjëherë me barazimin e minutës së 38’. Ildi Gruda konfirmon formën e mirë, duke dribluar mbrojtësin e më pas mposhtur portierin Puja. Skuadrat shkuan në pushim në barazim 1-1, por e dyta rezervoi të tjerë skenarë.

 

Lojtës Videosh

NDËRPRERJA E NDESHJES E PENALLTIA E KONTESTUAR
Protestat e shumta të tifozëve rrogozhinas e ndërprenë lojën për 15 minuta. Egnatia provoi ta merrte ndeshjen në shtëpi, por u përplas te një Qirko në super formë. Teuta i falet portierit që ndali Malotën e Dëamena. Në minutën e 94′ Gruda fitoi një penallti, por Kallaku gaboi duke u hipnotizuar nga Puja. Në fund, me këtë fitore, Egnatia mban vendin e tretë dhe shkon në kuotën e 38 pikëve. Ndërsa Teuta pozicionohet në vendin e 7 me 34 pikë.

 

Lojtës Videosh

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, megjithatë ka rezerva mbi arbitrimin: “Ashtu si shkoi ndeshja, mendoj se ne ishim më afër fitores. Ashtu siç ishte edhe Teuta pas penalltisë. Por me rastet që krijuam mendoj që ishim më afër fitores. Na u mohua falë performancës së portierit të Teutës që ishte i pakalueshëm. Për penalltinë kam rezerva” përfundoi Tetova.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top