Video/Sylvinho e ka me sulmuesit: Uzuni, Sadiku, Cikalleshi e Muçi “sfiliten” në ditën e tretë të grumbullimit

Asnjë lojtar më shumë në krahasim me një ditë më parë. Sokol Cikalleshi ishte i fundit që u bashkua me grupin nën urdhërat e teknikut Sylvinho. Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në ditën e tretë të grumbullimit me të njëjtin sistem punë e një diferencë. Duke qenë se Sylvinho ka në dispozicion 4 nga gjashtë sulmuesit, pikërisht aty e ka përqendruar vëmendjen më të madhe. Braziliani ka inistuar me forcë e taktikë, duke kërkuar pres Uzunit, Sadikut, Cikalleshit e Muçit sforcot më të mëdha. Natyrisht kjo edhe për faktin se në dy ndeshjet kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe kërkohen dy fitore.

Stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo ka punuar sot paradite me një grup prej 16 lojtarësh. Ata janë impenjuar më shumë në ushtrime në sallën e forcës dhe më pas në ushtrime me topin. Pikërisht këtu ata provuan situata të ndryshme loje, me theks ofensëivën. Seanca e radhës stërvitore ka zgjatur për rreth një orë. Gjithçka ka shkuar normalisht dhe nuk ka patur asnjë problem fizik për lojtarët.

 

Grupi është në pritje për t’u plotësuar edhe me lojtarët e tjerë që janë në listën me 26 emra. Në ditët në vazhdim do të vijnë edhe 10 lojtarët që mungojnë. Sot, si zakonisht, do të ketë edhe një seancë të dytë stërvitore pasdite, po në Shtëpinë e Futbollit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top