Video/ Superkupa është e Inter, Inzaghi rekordmen: Lautaro në shtesë shemb Napolin me 10 lojtarë

Superkupa e Italisë u luajt në kufijtë e tensionit dhe i pa parashikimet të përmbusheshin. Në stadiumin Al-Aëëal Park të Riadit, Inter fitoi pas një beteje të vërtetë, me Napolin që e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë (Simeone u përjashtua). Skuadra e teknikut Mazzarri rezistoi me një mur në dukje të pathyeshëm deri në minutën e 91′. Heroi ishte Lautaro Martinez, me golin vendimtar në finale. Simone Inzaghi bën historinë: Superkupa e pestë si trajner, askush si ai në Itali.

Firma është gjithmonë e njëjtë, ajo e simbolit të fundit të interizmit. Lautaro Martinez i dhuroi Inter Superkupën e tretë radhazi, por mbreti i vërtetë i Arabisë bëhet Simone Inzaghi. Trofeu i pestë i fituar, askush si ai në historinë e futbollit italian. Inter mposhti Napolin në kohën shtesë, pasi kontrolloi por nuk dominoi kurrë. E falë edhe kartonit të kuq të Simeone, i cili detyroi të besuarit e teknikut Mazzarri të luajnë me dhjetë lojtarë në gjysmë-orën e fundit. Mazzarri mund të dëshpërohet: pas Pekinit, një tjetër karton i kuq ndikon në një finale që Napoli – në emergjencë – po e kontrollonte pa probleme të veçanta.

 

“Turp të kesh, po e prish lojën” i bërtiti Rapuanos pas episodit kyç. Pas befasisë edhe dëmi: jo vetëm për humbjen në minutën e 91′, por për shkak se Simeone do të mungojë edhe për ndeshjen shumë delikate ndaj Lazios, në të cilën tashmë duhet të bëjë pa Kvara dhe Osimhen. Festa është e gjitha për Inter: Riad tani është zikaltër.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top