Video/ Superkupa e Spanjës, një Clasico në finale: Barcelona thyen Osasuna dhe shkon në takimin me Real

Finalja e Superkupës së Spanjës do të jetë Barcelona-Real Madrid. Në Riad, katalanasit mundën 2-0 Osasuna dhe arrijnë në takimin me Blancos, në El Clasico që do të luhet të dielën. Ndeshja hapet u zhbllokua në minutën e 59′ falë Leëandoëski. Polaku mori një asist të shkëlqyer nga Gündoğan dhe mundi Sergio Herrera. Portieri bëri pritje të shumta gjatë ndeshjes, por u dorëzua edhe në minutën e 93′, kur fenomeni i vogël Yamal dyfishoi rezultatin, duke shënuar pas një lëvizjeje të shkëlqyer të Joao Felix.

Gjithçka siç pritej. Në Riad, në finalen e Superkupës së Spanjës, do të zhvillohet El Clasico. Por Barcelona, e gatshme për të sfiduar Real Madrid, vuajti jo pak për të mposhtur 2-0 Osasuna. U deshën veprimet individuale dhe lëvizja nga pankina e Xavi për të ndryshuar ndeshjen. Katalanasit humbën Raphinha pak para intervalit, i zëvendësuar nga Yamal. Një duel i vazhdueshëm u zhvillua mes Robert Leëandoëski dhe Sergio Herrera, me portierin që ndali dy herë polakun. Catena më pas rrezikoi një karton të kuq, ndërsa Budimir u bë i rrezikshëm për skuadrën e Arrasate.

 

FENOMENET BLAUGRANA

Në pjesën e dytë shpërthyen fenomenet e Barcelonës. Gündoğan, me një top të shkëlqyer, shërbeu në zonë Leëandoëski, i cili bëri 1-0 në minutën e 59′. Sergio Herrera u kujdes për të mbajtur skuadrën e tij në lojë, duke bllokuar Joao Felix. Në anën tjetër, Iñaki Peña i tha sërish jo Budimir. Osasuna sulmoi deri në fund për të tentuar të barazojë dhe u dënua me një kundërsulm të Joao Felix. I mahnitshëm portugezi që me një veprim në mesfushyë dhe më pas me një tunel e vendosi Yamal në pozicionin për të shënuar golin e dytë. Gjysmëfinalja përfundon me këtë rezultat. Barcelona nuk ofron versionin e saj më të mirë, por fiton 2-0 dhe fluturon në fazën finale. Sërish do të ketë një El Clasico me Real Madrid. Katalanasit kërkojnë suksesin e pesëmbëdhjetë, ndërsa për Blancos do të ishte i trembëdhjeti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top