Juventus e mbylli javën e njëzetë të Serie A duke mposhtur në shtëpi Sassuolo 3-0 në ndeshjen e fundit. Në Allianz Stadium, shkëlqeu në pjesën e parë ylli i Vlahovic, autor i një dygolëshi vendimtar me dy të majta nga distanca. Në minutën e 15′, serbi zhbllokoi ndeshjen duke befasuar Consigli me një goditje të fuqishme me të majtën. Më pas, Vlahovic u përsërit në minutën e 37′, direkt nga goditja e dënimit. Në pjesën e dytë, Szczesny bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Berardi për të siguruar rezultatin. Në fund, Chiesa shënoi trisin në minutën e 89′ dhe bardhezinjtë janë sërish -2 nga kryesuesit e Inter.
Juventus i mjaftoi një dygolësh i Vlahovic në pjesën e parë dhe një gol i vonë nga Chiesa për të mposhtur Sassuolo. Bardhezinjtë rikthehen kështu -2 nga Inter. Nis kështu në mënyrën më të mirë java e Zonjës. Me një fitore të dielën në Lecce, Allegri mund të marrë virtualisht kryesimin duke përfituar nga udhëtimi i zikaltërve në Arabinë Saudite për Superkupën e Italisë. Sassuolo, sërish del e humbur, pas suksesit ndaj Fiorentinës. Jeshilzinjve nuk i del befasia e ndeshjes së fazës së parë. Emilianët mbeten me 19 pikë (vendi i 14-të në renditje).
Federico Chiesa finished!
Juventus 3-0 Sassuolopic.twitter.com/L9grI1I8XR
— FootColic (@FootColic) January 16, 2024