Video/ Sulmuesi i Everton, Beto humb ndjenjat pas një përplasje në fushë: dridhet Goodison Park

Tifozët që kanë ndjekur ndeshjen e Premier League pasditen e djeshme, në Goddison Park, kanë përjetuar momente ankthi. Gjatë ndeshjes mes Everton dhe Nottingham Forest (2-0), Beto u rrëzua në fushë pas një përplasjeje në ajër me një kundërshtar.

Në minutën e 67′, me rezultatin 1-0, u verifikua një përplasje e ashpër gjatë një dueli ajror mes Beto dhe Gibbs-White. Ish-lojtari i Udinese e pësoi më keq, duke u rrëzuar përtokë pa ndjenja.

BETO QETËSON TIFOZËT
Që situata ishte delikate u kuptua menjëherë nga lojtarët e tjerë të Everton. Shokët e skuadrës kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e pankinës. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe duke i dhënë ndihmën e parë sulmuesit portugez, i cili doli jashtë fushës me barelë. Pikërisht aty u kuptua se Beto ishte kthyer i koshient. Ai ngriti krahun për të siguruar të pranishmit për gjendjen e tij, edhe pse me një maskë oksigjeni të vendosur. Më pas ai u transportua në spital, ku ish-lojtari i Udineses i është nënshtruar trajtimit të duhur deri sot, kur ka lënë spitalin.
https://twitter.com/Everton/status/1782120917620883815?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1782120917620883815%7Ctwgr%5Eec2df9ff1eae1bf7b3411ab2c652e01f381f2a28%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F22%2Fvideo-sulmuesi-i-everton-beto-humb-ndjenjat-pas-nje-perplasje-ne-fushe-dridhet-goodison-park%2F

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top