Video/ Strakosha i pavëmendshëm, Suedia mposht 1-0 kuqezinjtë: Broja qan penalltinë e padhënë

Humbja e dytë në tre ditë, edhe pse këtë herë ndryshe nga ajo me Kilin. Në Stokholm, Suedia u imponua 1-0 kundër Shqipërisë, që luajti mirë, pati raste, por u dënua nga një gol i Nilsson. Shtatlarti përfitoi edhe nga një mungesë vëmendje e portierit Strakosha, që lejoi prekjen e rrjetës me një goditje me kokë jo e parezitueshme.

Vetëm tre ndryshime, por Shqipëria u duk tjetër skuadër, tre ditë nga debakli me Kilin. Impakti ishte më i mirë për Suedinë, që provoi me Isak në minutën e 8′ dhe goditën shtyllën në të 19′ me goditjen Forsberg. Në mes episodi që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Broja u fut në zonë ku u rrëzua pas një kontakti me mbrojtësit, por arbitri nuk mendoi se ishin ekstremet e një penalltie. Protesta të sulmuesit të Fulham, por asgjë më shumë. Broja shënoi edhe golin në minutën e 23′, por i pikasur në pozicion jashtë loje, rrjeta nuk vlen dhe shkodrani duhet të kënaqet me një përfaqësim më të mirë se ajo me Kilin. Pa sukses provuan edhe Laçi e Asani, por në fund drithërimat i shkaktoi Nilsson e Isak, që testuan reflekset e portierit Strakosha.

 

Në pjesën e dytë, Asani karikoi të majtën duke frikësuar Olssen, ndërsa Bajrami shënjestroi keq. Shqipëria sidoqoftë luajti mirë, qarkulloi topin, vertikalizoi duke kërkuar thellësinë me Brojën, por pësoi në momentin më të mirë. Kulusevski gjeti krosimin perfekt për kokën e Nilsson, që gjeti ndërhyrjen jo perfekte të portierit Strakosha. Në fund një humbje, e treta e epokës Sylvinho, që ul me këmbë në tokë teknikun dhe lojtarët, bashkë me tifozët, që shpresojnë të shohin tjetër shfaqje në qershor. E megjithatë, skuadra meritoi duartrokitje që tifozët në Stokholm nuk ia kursyen.

sweden goal.
byu/Football_24_7 insoccer

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top