Video/ Sterling e Jackson përmbysin Nottingham në tre minuta: Chelsea sheh Europën

Chelsea fiton në frymën e fundit dy javë nga fundi i Premier League. Blues u imponuan 2-3 në Nottingham, përballë Forest falë një përmbysje spektakolare në harkun e tre minutave. Vendosën golat e Sterling e Jackson, duke rikthyer situatën në favor, pasi vendasit e kishin bërë më parë ndaj golit të Mudryk, me realizimet e Boly dhe Hudson-Odoi.

NOTTINGHAM-CHELSEA 2-3
Rikthim i çmendur për Chelsea që ende mund të shpresojë për Europën falë rezultatit 3-2 të arritur kundër Nottingham. Natyrisht kjo e kombinuar me atë 1-1 midis Newcastle dhe Brighton. Blues, në humbje 2-1 në minutën e 80′ pas golave të Boly (16′) dhe ish-lojtarit të Chelsea Hudson-Odoi (75′) që përmbysën epërsinë fillestare të Murdyk (8′), gjetën dy gola në harkun e tre minutave. Sterling dhe Jackson i dhanë fitoren skuadrës së Pochettino që tani beson se mund të arrijë prezantimin në Europë sezonin e ardhshëm.

 

Londinezët ngjiten kështu në 57 pikë, po aq sa Newcastle në pritje të United-Arsenal, me Djajtë e Kuq që mund t’i bashkohen grupit. Nga ana tjetër, Nottingham nuk është ende i sigurt, por diferenca +12 e golave në krahasim me Luton, që është -3 në renditje është padyshim qetësuese.

<iframe width=’640′ height=’400′ src=’https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/pUXUyTkSfWyvK?autoplay=1&htmlplayer=1′ style=’border:none;’ allowfullscreen></iframe>
Premier League England
Fulham 0-4 Manchester City
Bournemouth 1-2 Brentford
Everton 1-0 Sheffield United
Newcastle United 1-1 Brighton
Tottenham Hotspur 2-1 Burnley
West Ham United 3-1 Luton Town
Wolves 1-3 Crystal Palace
Nottingham Forest 2-3 Chelsea

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top