Në javën e dytë të Europa League, Roma humbet papritur përballë Elfsborg, me suedezët që fitojnë 1-0. Në Boras Arena, skuadra e Juric krijon shumë mundësi, por nuk arrin të jetë vendimtare, ndërsa vendasit shfrytëzojnë rastin. Baidoo shënon nga penalltia (44′) për suksesin e ekipit të trajnerit Oscar Hiljemark, ish-lojtar i Palermo e Genoa. Në fund, verdhekuqtë janë fatkeqë, me një traversë që ndalon Pellegrinin.
Hiljemark, ish-lojtar i Palermo e Genoa, sfidon trajnerin e tij Ivan Juric. Duke zgjedhur një formacion klasik 3-4-3, ai përpiqet të dëmtojë vedhekuqtë me Baidoo, Zeneli e Qasem. Roma, me disa ndryshime në formacion, fillon mirë, por Elfsborg afrohet dy herë për të shënuar. Pas disa tentativave të Romës, penalltia e minutës 44′ i jep epërsinë Elfsborg.
Pas pushimit, Juric ruan të njëjtin formacion, por Roma vazhdon të ketë vështirësi në sulm, me shumë veprime të nxituara. Ndryshimet e mëvonshme, me El Shaarawy, Dybala e Dovbyk, sjellin pak gjallëri, por Elfsborg qëndron fort dhe mbron rezultatin. Një humbje e hidhur për Juric, pas barazimit të mëparshëm me Athletic Bilbao.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera, fitore për Atletico Bilbao, Frankfurt, FCSB dhe Lyon. Ndeshjet përfunduan me barazim për Twente, Fenerbahçe, Bodo/Glimt, Rojal USG, Plzen dhe Ludogorets. Këto takime ishin pjesë e raundit të dytë.
Rezultatet e mbrëmjes në Europa League:
Bilbao 2–0 Alkmar
Elfsborg 1–0 Roma
Ferencvaros 1-2 Tottenham
Hoffenheim 2-0 Dynamo Kyiv
Lazio 4-1 Nice
Maccabi 0-2 FC Midtjylland
Olympiacos 3-0 Braga
Qarabag 1-2 Malmo
Real Sociedad 1-2 Anderleht
RFS 2-2 Galatasarai
Slavia 1-1 Ajax
Athletic 2-0 Alkmar
Besiktas 0–3 Frankfurt
Porto 3–2 Manchester United
PAOK 0–1 FCSB
Plzen 0–0 Ludogorets
Rangers 1–4 Lyon
Rojal USG 0–0 Bodo
Twente 1–1 Fenerbace
Union St.Gilloise 0-0 Bodoe