Video/ Spanja nuk ndalet më, pas Europianit rrëmben edhe medaljen e artë olimpike: Franca dorëzohet 5-3 në shtesë

Pas Kampionatit Europian në Gjermani një muaj më parë, Spanja përsëritet edhe në Lojërat Olimpike, duke treguar se më shumë mundësi është skuadra më e fortë në botë. Iberikët fituan edhe medaljen e artë olimpike duke mposhtur në finale 5-3 Francën vendase, në kohën shtesë.

Një ndeshje me përmbysje e kundërpërmbysje, në të cilën Spanja rrezikoi të befasohej keq në fund. Pas një starti të mirë të francezëve që kaluan në avantazh me Millot në minutën e 11′, iberikët përmbysën gjithcka pas dygolëshit të Lopez dhe Baena.

Por asgjë nuk kishte përfunduar sepse 10′ minuta nga fundi Franca u kundërpërgjigj me Akliouche. E pastaj në minutat shtesë erdhi barazimi i Mateta me penallti, të vendosur me VAR. Koha e rregullt përfundoi 3-3, por në shtesë kishte ende befasi.

Në minutën e 10′ të pjesës së parë shtesë Spanja kaloi sërish në epërsi me Camello, që vulosi fitoren 5-3 në minutën e 120′, duke i dorëzuar iberikëve edhe medaljen e artë olimpike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top