Video/ Skënderbeu fiton me një penallti, dy përjashtime e sherr me Partizanin: kthim i hidhur në Korçë për Shehin

Një penallti i jep fitoren 1-0 në Korçë. Skënderbeu thyen Partizanin në javën e 25 të Superiores, duke i dhënë një mirëseardhje të hidhur ish-portierit e teknikut të tyre tani te të kuqtë Orges Shehi. Vendosi një ish-i ndeshjes Liço, që nga pika e bardhë nuk gaboi, duke mundur Hoxhën. Nuk bëri punë ambjentimi me klimën një ditë përpara në Pogradec për Partizanin, që tani mund të humbasë vendin e dytë, në rast fitore të Vllaznisë.

PENALLTIA E NJË ISH-I

Gvozdenovic e kishte të qartë se kjo ndeshje mund ta përfshinte në luftë për Final Four, ose në zonën e poshtme të renditjes. Kështu, bardhekuqtë bënë gjithçka mirë në pjesën e parë. Korçarët diktuan ritmin, kontrolluan lojën dhe krijuan restet më të mira. Partizani pas dy fitoreve radhazi, bënë një performancë nën ton, pa u bërë asnjëherë vërtetë të rrezikshëm në portën e Alias. Megjithatë episodi që ndryshoi ndeshjen ishte një prekje me dorë e Sembene, që vuri përballë Hoxhës, nga pika e bardhë, Liçon. 1-0 dhe Skënderbeu ndryshoi mënyrë loje, duke administruar lojën, duke e vënë në qetësi, për ti ulur ritmin Partizanit.

 

SHERR E DY KARTONË TË KUQ

Partizani u shty përpara me forcë, por pothuaj me gjithë vijën e parë të sulmit jashtë të dëmtuar u bë e vështirë. Nervozimi u ndje dhe dy minuta nga fundi Janaqi e Rrapaj u ndëshkuan me karton të kuq, duke i lënë skuadrat me 10 lojtarë. Një episod që rrezikoi të degjeneronte, pas faullit të korçarit ndaj Rrapajt, që reagoi duke tentuar ta godasë kundërshtarin. Lata e zgjidhi konfliktin e krijuar me një të verdhë për Hadrojn, e të kuq për dy sherrxhinjtë. Me këtë fitore, Skënderbeu i bashkohet përsëri grupit të skuadrave me ambicie për katërshen e parë. Partizani rrezikon vendin e dytë në klasifikim, por shqetësues është fakti se nuk po arrin të ketë një vazhdimësi në lojë.

…………………………
byu/Football_24_7 insoccer

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top