Video skandali i Safet Gjicit, Alma Kaçi thirret sërish në SPAK

Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma Kaçin, vajza që shfaqet në video duke kryer mardhënie seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij.

Ky I fundit arrestua më 24 qershor 2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe po ashtu ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Alma Kaçin.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top