Video/ Skandal në Bundesligë: VAR i heq penalltinë Dortmund, pasi Sabitzer kishte shënuar nga 11 metrat

E pabesueshme ajo që ndodhi në javën e 29 të Bundesligës, gjatë ndeshjes mes Borussia M’gladbach dhe Borussia Dortmund. Arbitri akordoi një penallti, goli u shënua nga Sabitzer, por më pas ndërhyri VAR dhe e anuloi penalltinë, ndërsa lojtarët po festonin.

Episodi ndodhi në pjesën e dytë, me rezultatin 2-1. Arbitri akordoi një penallti për Dortmund për një faull të portierit Omlin ndaj Adeyemi. Nga 11 metrat u shfaq Sabitzer, që e shndërroi penalltinë në gol, duke kompletuar trigolëshin e tij personal dhe duke e bërë rezultatin 3-1 për skuadrën e tij. Pikërisht atëherë, gjatë festës, gjyqtari Florian Badstübner ndaloi gjithçka dhe u kërkoi lojtarëve të prisnin.

Penalltia, në fakt, ishte goditur në mes të një rishikimi nga VAR. Arbitri i ndeshjes në fakt u thirr përsëri në monitor, ku ndryshoi mendim. Kështu, asnjë penallti nuk kishte e rrjedhimisht edhe goli i Sabitzer nuk vlente, me lojtarin që duhet të kënaqej me dy golat e mëparshëm të shënuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top