Nuk ndalet Rey Manaj që shënoi golin e 15 në kampionatin elitar turk. Sidoqoftë, goli i sulmuesit të kombëtares nuk evitoi dot humbjen e Sivasspor, 2-1 përballë Alanyaspor.
Manaj në minutën e 64’ barazoi rezultatin 1-1 me një goditje të fuqishme nga goditja e dënimit, në hyrje të zonës. Sivasspor megjithatë pësoi një tjetër gol 10 minuta nga fundi, duke dalë i mundur në shtëpi, në javën e 29 të kampionatit. 27-vjeçari ka shënuar edhe 4 gola në Turkish Cup dhe me formën e treguar mund të fitojë një thirrje nga Sylvinho për Europianin e verës.
Sivasspor mbetet me 38 pikë, ndërsa Alanyaspor afrohet në 36, në kohën kur Manaj po sfidohet me Dzeko e Icardi për shënuesin më të mire të kampionatin turk.
It can't be stopped. Another great goal from Rey Manaj!
Sivasspor 1-1 Alanyasporpic.twitter.com/kv5j8eHQxx
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9, 2024