Karma vjen herët a vonë, edhe pse ndonjëherë andej nga nuk e pret.
Video e teknikut Carlo Ancelotti, i cili pasi mundi Barcelonën 4-0 në Camp Nou, e çoi peshën dhomën e zhveshjes së Real Madrid u bë ikonike. Tekniku italian i dha skuadrës, në ato imazhe, një ditë pushimi. Por e gjithë videoja ditët e fundit ka qarkulluar fuqishëm në internet dhe me sa duket edhe trajneri i Villarreal, ish-blaugranasi Quique Setien, e kishte parë. E hakmarrja u shërbye menjëherë, pasi Villareal fitoi 3-2 në Bernabeu.
Një rezultat me të cilin Villarreal i dha fund ëndrrave të rikthimit të Blancos në kampionat. E duke parë edhe të shkuarën katalanase, tekniku nuk ka ngurruar të tallet me kolegun e tij merengues, me një video ku gjithashtu i premtoi skuadrës një ditë pa stërvitje. Videoja e ngacmimit në rrjetet sociale të Setien tashmë është bërë virale. Ajo është vlerësuar shumë, jo vetëm nga tifozët e tij, por edhe nga ata të Barçës.
.