Përfundon pa gola ndeshja e madhe e së mërkurës, edhe pse në Etihad, mes Manchester City e Inter u luajt hapur në kërkim të fitores. 0-0 por shumë raste për shënim në të dy krahët. Fitore në frymën e fundit për PSG, që gjeti të Girona një kundërshtar shumë më të vështirë se mendonte. Mendes shpëtoi nga kritikat teknikun Luis Enrique në minutën e 90′. Goleadë e Celtic që i dha një shuplakë 5-1 Slovan, ndërsa Borussia Dortmund godet me tris në transfertën me Brugge.
MANCHESTER CITY 0-0 INTER
Inter ndal Manchester City dhe largohet nga Etihad me kokën lart dhe një barazim të mirë: 0-0. Natyrisht ka edhe disa keqardhje, si thembra e Darmian në vend të goditjes në portë dhe super rasti i Mkhitaryan me të djathtën, të dyja në pjesën e dytë. Një paraqitje e shkëlqyer e Taremi, i cili e nisi titullar në vend të Lautaro, që hyri në pjesën e dytë, por në përgjithësi nga i gjithë Interi. Skuadra e teknikut Inzaghi ruajti portën e paprekur për herë të parë jashtë shtëpisë, pasi pësoi dy gola në Genoa dhe një në Monza.
Ndaj sulmit më të mirë në Premier League, megjithatë, Acerbi dhe shokët e tij rrezikuan shumë pak, sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 79′ Sommer devijoi goditjen e Gvardiol me këmbën e djathtë, e kjo pasi bllokoi tentativën e Foden. Në minutën e 88′, megjithatë, zvicerani bllokoi goditjen me kokë të Gundogan nga brenda zonës. Gjermani iu afrua sërish golit me një zhytje me kokë pikërisht në fund. Për Inter, megjithatë, vlen të përmendet një goditje e Lautaro Martinez e neutralizuar nga Ederson. Champions League fillon me një pikë. Tani zikaltrit mund të mendojnë për derbin e së dielës në mbrëmje.
<iframe width=’640′ height=’400′ src=’https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/vj6FcQKl9FSQG?autoplay=1&htmlplayer=1′ style=’border:none;’ allowfullscreen></iframe>
PSG 1-0 GIRONA
Buzëqesh në fund PSG, që mori tre pikët në minutën e 90′ në debutimin në Evropë kundër Girona. Kampionët në fuqi të Francës morën kontrollin e lojës në pjesën e parë, duke menaxhuar zotërimin e topit në përpjekje për të goditur. Skuadra e Michel mbrohej kompakte, duke i kufizuar parisienët vetëm në disa goditje nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, me francezët që rritën ritmin në kërkim të avantazhit. Hakimi dhe Dembelé shtynë fort nga e djathta, me ish-lojtarin e Barcelonës që ishte afër avantazhit në minutën e 82′. Në fund të ndeshjes PSG, sidoqoftë, arriti të marrë fitoren me Nuno Mendes i favorizuar nga gafa e Gazzaniga. Përfundoi 1-0, me PSG që merr, ndonëse me vështirësi, suksesin e parë.
<iframe width=’640′ height=’400′ src=’https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/ygqeBXMrORmZb?autoplay=1&htmlplayer=1′ style=’border:none;’ allowfullscreen></iframe>
BRUGES 0-3 BORUSSIA DORTMUND
Suksesi i parë për Borussia Dortmund, 3-0 ndaj Club Brugge. Gjermanët e nisën menjëherë fuqishëm, por rrezikuan pak para çerek ore lojë kur Vetlesen goditi shtyllën, në zhvillimet e një këndore. Belgët morën zemër dhe filluan të shqetësojnë jo pak mbrojtjen verdhezi. Të besuarit e Sahin morën sërish kontrollin e ndeshjes vetëm në fazat e fundit të pjesës së parë, që megjithatë u mbyll 0-0. Ritmi i kthimit në fushë pas pushimit është më pak i furishëm dhe Borussia e shfrytëzoi duke siguruar avantazhin në minutën e 76′. Jamie Gittens, në fushë vetëm prej rreth dhjetë minutash, lëshoi një goditje fituese nën traversë. Anësori anglez u ekzaltua në fund dhe dhjetë minuta më vonë mbylli ndeshjen duke përfituar nga asisti i Nmecha për të shënuar 2-0. Në fund kishte vend për lavdi edhe për sulmuesin Guirassy, i cili në minutën e 95′ me penallti mbylli sfidën. Dortmund fitoi dhe mori tre pikët e para të Champions League.
<iframe width=’640′ height=’400′ src=’https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/PVTqZFups0WdQ?autoplay=1&htmlplayer=1′ style=’border:none;’ allowfullscreen></iframe>
CELTIC 5-1 SLOVAN BRATISLAVA
League Stage Champions League
Bologna 0-0 Shakhtar Donetsk
Sparta Prague 3-0 RB Salzburg
Celtic 5-1 Slovan Bratislava
Club Brugge 0-3 Borussia Dortmund
Manchester City 0-0 Inter
Paris Saint-Germain 1-0 Girona