Video/ Shtylla e gafat e Basa e Barbosa dënojnë Kukësin: reziston 0-0 Teuta, Hallaçi në telashe

Nuk ka fitues në Kukësi Arena dhe 0-0 mes Kukësit e Teutës i shkon më për shtat të besuarve të teknikut Edi Martini. Në ndeshjen që duhej fituar me cdo kusht veri-lindorët u përplasën me shtyllën e gafat para porte të Basa e Barbosa. Në fund, Teuta reziston në shtëpinë e rivalit direkt, duke i lënë bluve zonën playout, pesë javë nga fundi.

Me probleme formacioni për shkak dëmtimesh, ku Abdu ishte ajo më me peshë, Hallaci bëri lëvizjet e tij. Tafas e Shqiprim Taipi e panë ndeshjen nga pankina, ndërsa Teuta luajti me formacionin tip. Një pjesë e parë e bllokuar, ku pothuaj askush nuk shqetësoi portierët, me përjashtim të ndonjë tentative të ndrojtur nga Daci e Rashiti.

 

GAFAT PARA PORTE QË PENALIZUAN KUKËSIN

Në të dytën gjërat u bënë më serioze, sepse Kukësi rriti marshin. Pasi Kallaku tentoi në të 54 nga distanca, durrësakët pretenduan edhe një peballti. Në të 61’ Beqja u pengua në zonë, por arbitri Cjapi akordoi vetëm goditje këndore. Durrsakët kërkuan penallti, ndërsa vendasit faull në nisje të aksionit. Atëherë, Hallaçi provoi kartën Basa. Kroati pati shansin e tij 10 minuta më vonë. Taipi e përplasi topin në shtyllë nga goditja e dënimit e topin e rikthyer, me portën bosh, kroati e dërgoi mbi traversë.

Çerek orëshin e fundit sulm frontal për të marrë fitoren. Hallaçi hodhi në fushë edhe brazilianin Barbosa. Sulmuesi do të kishte dy mundësi për të shënuar golin e fitore e i gaboi të dyja. Në minutën e 82 goditja me kokë e tij la shumë për të dëshiruar në krosimin e Dragoshit. Katër minuta më vonë Barbosa humbi një rast edhe më flagrant, në pasimin në qendër të zonës nga Ndreca. Del huq braziliani e del huq edhe Kukësi që dështon të parakalojë në renditje Teutën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top