Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

E mërkura e Champions dhuroi gola e spektakël, ku ai në Allianz Arena në Mynih ishte padiskutim përplasja më emocionuese. Bayern shpenzoi shumë, lejoi po aq, por arriti të triumfojë 4-3 përballë Manchester United. Asnjë problem për Arsenal që bën poker ndaj PSV Eindhoven, kurrë në ndeshje. Inter shpëton nga humbja e papritur në Spanjë përballë Real Sociedad vetëm tre minuta nga fundi. Lautaro iu përgjigj golit të shpejtë të Mendez. Napoli tregon forcën në Braga, duke u imponuar 1-2.

GRUPI A
Fitore jo pa vështirësi për Bayern Munich, që mundi 4-3 Manchester United. Bavarezët kontrolluan ndeshjen në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh në minutën e 28′ me Sané (gafë e Onana). Katër minuta më pas erdhi edhe goli i dytë. Musiala shpiku një pasim për Gnabry, i cili mposhti sërish ish-portierin e Inter duke bërë rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë, Red Devils shkurtuan distancën në minutën e 49′ me golin e parë të Hojlund. Por përshtypja e rikthimit zgjati pak minuta. Një penallti i dha mundësinë Kane në minutën e 53′ të bënte tris. Pas 3-1, Bayern nuk u ndal dhe vazhdoi të ruajë vrullin e ndeshjes. Në fund Casemiro tentoi të nxisë rikuperimin me 3-2 në minutën e 88′, duke shënuar i rrëzuar në tokë. Bayern u përgjigj katër minuta më vonë me Tel, në kohën shtesë. United ngushtoi edhe njëherë difernecën në 4-3, sërish me Casemiro, por ishte minuta e 95′ e nuk kishte më kohë. Tuchel e nis grupin me tre pikë të rëndësishme, periudhë e keqe për ten Hag e United.

GRUPI B
Gjithçka ishte e lehtë për Arsenal, 4-0 në shtëpi kundër PSV Eindhoven. Gunners zhbllokuan ndeshjen në minutën e 8′, me devijimin nga pranë të Saka. Anglezi ishte i jashtëzakonshëm nga e djathta dhe në minutën e 20′ dhuroi asistin për goditjen e saktë të Trossard, që bëri rezultatin 2-0. Belgu imiton shokun e tij të krahut, duke kaluar gjithashtu nga golashënues në asistues në minutën e 38′. Krosimi nga e majta ishte për Gabriel Jesus, që shënoi me një diagonale të fuqishme 3-0. Në pjesën e dytë kishte hapësirë ​​edhe për Odegaard, që rrumbullakosi rezultatin në minutën e 70′ për 4-0 përfundimtare. Champions i Arsenal nis mirë, PSV nuk ishte asnjëherë në ndeshje.

 

Ndeshja tjetër në grup, mes Sevilla dhe Lens, përfundoi në barazim 1-1. Andaluzianët kaluan në avantazh në minutën e 9′ me Ocampos (i ndihmuar nga Rakitic). Francezër ekuilibruan gjithcka në minutën e 24′ me goditjen e përsosur të dënimit nga Fulgini.

 


GRUPI C
Napoli mposhti 2-1 Bragën në ndeshjen e parë të Grupit C të Champions League dhe bashkohet me Real Madrid në krye të tabelës. Të besuarit e teknikut Garcia dominuan për sa i përket lojës dhe rasteve që në minutat e para. Napoli goditi dy shtylla dhe një traversë përpara se të gjente golin në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë. Një goditje me të majtën e Di Lorenzo, pas pasimit të Osimhen, dënoi portugezët. Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm dhe në minutën e 84′ Braga barazoi me një goditje me kokë të Bruma. Napoli rrezikoi të befasohej nga ky barazim i vonë, por në minutën e 88′ erdhi autogoli i bujshëm i Niakaté, në krosimin e Zielinskit, që vendosi rezultatin në rregull.

GRUPI D
Inter, nën-kampion i Evropës, e nisi rrugëtimin e tij në Champions League 2023/2024 me një barazim. Në Anoeta përfundoi 1-1 në shtëpinë e një Real Sociedad të ekzaltuar. Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 4′ me golin e Mendez, pas shtyllës së Barrenetxea. Baskët i shkuan fare pranë fitores, por u arritën në minutën e 87′ nga Lautaro. Argjentinasi shpëtoi teknikun Inzaghi nga humbja në debutimin e tij. Asllani luajti 55 minuta përpara se të zëvendësohej nga Frattesi, që dha asistin e golit. Zikaltrit kanë një pikë së bashku me baskët, -2 nga Salzburg. Austriakët i befasuan të gjithë duke fituar 2-0 në shtëpinë e Benfica.

 

REZULTATET E MBRËMJES
Champions League Group A
Galatasaray 2-2 FC Copenhagen
Bayern Munich 4-3 Manchester United
Champions League Group B
Arsenal 4-0 PSV Eindhoven
Sevilla 1-1 Lens
Champions League Group C
Real Madrid 1-0 Union Berlin
SC Braga 1-2 Napoli
Champions League Group D
Benfica 0-2 FC Salzburg
Real Sociedad 1-1 Inter

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top