Video/ “Shqipëria thyen Spanjën”, macja jep verdiktin: parashikimi bën xhiron e botës

Shqipëria luan sonte në mbrëmje shanset e saj për një kualifikim historik përtej fazës së grupeve. Duhet një fitore kundër Spanjës favorite e të kaluar në 1/8 si vendi i parë me dy fitore. E në këtë pikë, përveç turnover të parashikuar nga tekniku iberik De La Fuente, gjithçka mund të shërbejë të paktën për të rritur shpresat. Në këtë rast, macja parashikuese vjen në ndihmë të kuqezinjve. Ajo ka qenë e saktë në shumë raste në parashikimet e saj, por tani macja është bërë virale, për “nxjerrjen” e Shqipërisë në këtë përballje.

Macja është bërë menjëherë virale në rrjet, kur në një tavolinë ku ishin vendosur tre enë qelqi me kokrra, ka zgjedhur atë ku shkruhej Shqipëri. As barazim, në vazon e mesit, që në këtë rast nuk do ti bënte punë kuqezinjve. E as Spanja, në vazon në të majtë të saj. Macja, e zezë me pulla të bardha, shkoi të hante ushqimin tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar fitoren kundër iberikëve. Të shpresojmë se nuk gabohet.
Video/ Shikoni parashikimin e maces

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top