VIDEO/ Shikoni si e kalon kohën Berisha gjatë paradites

I izoluar në banesën e tij që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, kur gjykata i caktoi masën “arrest në shtëpi”, Sali Berisha është filmuar teksa ecën në verandën e banesës për të mbajtur trupin në lëvizje.

Filmimet tregojnë ish-kryeministrim që ka dalë në tarracën e banesës për të bërë ecje.

Edhe pse është izoluar në shtëpi, aktiviteti politik i Berishës nuk është ndalur. Përkundrazi kreu i opozitës zhvillon çdo ditë një komunikim me mbështetësit e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe u flet nga dritarja e shtëpisë.

Së fundmi, SPAK i mohoi kreut të opozitës edhe pjesëmarrjen e tij në punimet e kuvendit, pasi ish-kryeministri kërkoi leje të shkojë dhe të bëhet pjesë e seancave parlamentare. Por sipas prokurorëve të SPAK, përderisa një qytetar i thjeshtë nuk mund të shkojë në punë kur është në arrest shtëpie, atëherë edhe deputeti nuk duhet të ketë të drejtë të bëhet pjesë e seancave parlamentare për sa kohë është në arrest shtëpie.

Nëse mungon 6 muaj në parlament pa arsye, Berishës i hiqet mandati.

 

Ish-kryeministri është në hetim lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani. SPAK fillimisht i sekuestroi pasaportën dhe vendosi masën e arrestit detyrim paraqitje, por Berisha refuzoi t’i bindet me arsyetimin se prokurorët duhej më parë t’i drejtoheshin parlamentit për masën ndaj tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top