VIDEO/ Shikoi dy golat që Mirlind Daku shënoi për Rubin Kazan këtë të hënë

Mirlind Daku protagonist me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola në suksesin 2-1 në kampionat ndaj Sochit.

Fillimisht ai përktheu në gol një penallti, pas vetëm 12 minutash lojë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Në minutën e 78-të, një asist me telekomandë nga Kubatov nxorri mjaft mirë Dakun, i cili me një parabol të bukur ia doli që të dyfishojë llogaritë.

Në 3 ndeshjet e para të kampionatit, Daku ka “tundur rrjetën” 3 herë, ndërsa vlen të përmendet edhe një gol në Kupë. Lojtari vetëm pak javë më parë rinovoi me klubin rus, pavarësisht se për të kishte interes nga disa skuadra.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top