VIDEO/ Serbët përndjekin ambasadorin amerikan rrugëve të Beogradit

Ndryshe nga çfarë i ndodh ambasadorëve amerikanë të Tiranës, të cilët kudo që shfaqen në Shqipëri trajtohen si yje të shoëbizz, një shëtitje në rrugët e Beogradit për ambasadorin amerikan mund të shndërrohet në një eksperiencë të hidhur, në kufijtë e përndjekjes dhe poshtërimit.

Edhe nëse ai ka kërkuar falje për bombardimet e vitit 1999 siç ka bërë Kristofer Hill. Gjatë një ecjeje me të shoqen në Beograd, Hill është ndjekur nga disa gra që e quanin “vrasës” dhe që e filmonin ndërsa ambasadori dhe e shoqja nxitonin të largoheshin.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja. Vrasësi i fëmijëve. Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë, populli serb është me Rusinë”, kanë qenë disa nga fjalët drejtuar ambasadorit.

 

Kohët e fundit SHBA po shpreson që Serbia të shkëputet nga ndikimi rus dhe të kalojë në anën e aleancës perëndimore. Si pjesë e kësaj strategjie, Kris Hill ka tentuar të jetë një avokat i qëndrimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në raport me Kosovën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top