Video/ Rrufeja në fushë, ndërprerja për 35’ nga shiu e VAR shpëtojnë Gjermaninë: eliminohet Danimarka

Gjermania kalon në çerekfinale të Euro 2024, pas një ndeshje shumë të vështirë ndaj Danimarkës. Jo vetëm për nivelin e kundërshtarit, por edhe për kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja. Në Dortmund rrufeja ra në fushë dhe detyroi arbitrin të ndërpriste ndeshjen për 35’ nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe breshërit. Pastaj diferencën e bëri VAR, që fillimisht anuloi golin e Andersen për pozicion jashtë loje e pastaj akordoi penallti për prekje me dorë po të Andersen në aksionin që pasoi. Vendosi Havertz e Musiala që i dhanë suksesin 2-0 kombëtares së shtëpisë.

RRUFE NË FUSHË
Nën një sulm të vazhdueshëm të Gjermanisë, në Signal Iduna Park, Danimarka e fortë se nuk kishte humbur asnjë ndeshje (tre barazime) rezistoi me Schmeichel, që ndali cdo tentativë të skuadrës së Nagelsmann. Dukej sikur nga çasti në cast danezët do të pësonin, të goditur nga Musiala, Kroos e Havertz, por muri i skandinavëve rezistoi, deri kur rrufeja krijoi panik në fushë. Gjermani-Danimarkë, u ndërpre në minutën e 35’ për shkak të një stuhie të dhunshme në Dortmund, me shi, rrufe dhe erëra të forta. Ekipet u kthyen në dhomat e zhveshjes për të pritur përmirësimin e motit, kur rezultati ishte 0-0 e qendruan aty për 35’.

Në pjesën e dytë pastaj Gjermania rrezikoi të dënohej nga goli i Andersen mes rrëmujës. VAR ndërhyrui për një pozicion jashtë loje të mbrojtësit, duke i mohuar kënaqësinë e golit të parë me kombëtaren. Nuk mbaroi me kaq sepse në përmbysjen e fronteve, VAR ndërhyri për herë të dytë. Këtë radhë për prekje me dorë po të Andersen në zonë. 11 metërsh që Havertz e shënoi me ftohtësi duke zgjidhur një ndeshje që dukej e bllokuar. Pastaj Musiala vulosi rezultatin e një gol I tretë u abulia. Gjermania vazhdon të mbetet e pathyer dhe pret me qetësi në çerekfinale fituesen e përballjes Spanjë-Gjeorgji.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top