Video/ Rrapaj ndez festën e Partizanit në të 91’, Vila e shuan në të 95’: Dinamo e Daja evitojnë humbjen

Nuk ka fitues derbi i parë kryeqytetas i kampionatit. Partizani dhe Dinamo e kanë mbyllur përplasjen e tyre me një barazim spektakolar, në javën e katërt të Kategorisë Superiore. 2-2 në debutimin e Ilir Dajës në pankinën e bluve, pikërisht kundër skuadrës së fundit që kishte drejtuar në Shqipëri, me dy gola të shënuar në kohën shtesë. Për të kuqtë keqardhja e një fitore të hequr nga duart në frymën e fundit nga Vila, e bashkë me të edhe vendin e parë vetmitar.

Derbi nisi në mënyrën më të mirë për blutë që kaluan në avantazh pas 5 minutash. Itodo Mandela mposhti Qirkon me një goditje të forte, duke evituar që loja të bëhej e mbyllur. Me ritëm e intensitet të lartë në të dy krahët, skuadrat treguan se kërkonin fitoren. E pas një rasti të shpenzuar nga Rrapaj, ishte Bintsouka që barazoi rezultatin në minutën e 31’.

Dinamo shpëtoi mirë në minutën e 47’ kur Zeka goditi shtyllën, por më pas skuadra e Dajës u ekuilibrua në prapavijë, duke parë me prioritet sulmin. Qirko ishte i jashtëzakonshëm ndaj Muzek, por me shumë fat në të 86’ kur Mandela goditi shtyllën me kokë. E megjithatë, drama ishte e gjitha në shtesë. Në minutën e 91’ Rrapaj kaloi Partizanin në avantazh, ndërsa vetëm 4 minuta më pas Vila me kokë barazoi rezultatin, që u legjitimua edhe në kontrollin VAR. Derbi i parë i kryeqytetit është një barazim dramatik, në një ndeshje për ata me zemra të forta.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top