Roma barazoi 0-0 kundër Real Sociedad dhe u kualifikua në çerekfinale të Europa League falë fitores 2-0 në Olimpico. Një ndeshje me vuajtje të madhe për djemtë e teknikut Mourinho. Verdhekuqtë, sidomos në pjesën e dytë, u detyruan të mbyllen në gjysmën e tyre për të mbrojtur rezultatin. Traversa i dha dorën në një goditje nga afër të Oyarzabal në minutën e 68′. Prova e shkëlqyer e Rui Patricio dhe e gjithë mbrojtjes bëri pjesën tjetër. Kështu, Roma i bashkohet Juventusit dhe presin shortin e së premtes për të mësuar kundërshtarin e tyre në raundin tjetër.
Pak spektakolare, shumë efektive. Roma barazon 0-0 në San Sebastian dhe kalon në çerekfinale të Europa League. Real Sociedad konfirmoi problemet e mëdha me golat. Një fitore në 10 daljet e fundit, me 7 ndeshje pa gjetur portën e kundërshtarit për baskët. Zotërim jo produktiv i topit dhe keqardhja e vetme baske është për traversën e Oyarzabal. E fortë nga 2-0 e ndeshjes së parë, Roma i la kundërshtarët të luanin, duke marrë atë që donte dhe pa dëme kolaterale. Mourinho mund ta presë me padurim derbin e së dielës me një injeksion morali europian, që kolegu i tij Sarri nuk arriti ta marrë.
NDESHJET E TJERA
Befasia e madhe ndodh në Emirates, ku Arsenal eliminohet nga Sporting Lisbona. Pasi kishin barazuar 2-2 në ndeshjen e parë, londinezët u dukën pranë arritjes me golin e Granit Xhakës. Shqiptari i kombëtares zvicerane shënoi në minutën e 19′, por portugezët barazuan me Goncalves në të 62′. Kohë shtesë e më pas penalltitë, në të cilat Sporting nuk gaboi asnjë nga të pesta goditjet. Gunners u tradhëtuan nga Martinelli dhe festa është e gjitha e portugezëve.
Union Berlin shembet në transfertën me Union St.Gilloise, duke dalë më turp nga Europa League. Gjermanët, pasi kishin barazuar 3-3 në shtëpi, janë mundur keq nga një kundërshtar, në letër inferior. Nuk gabon skuadra tjetër gjermane, Bayer Leverkusen. Aspirinat likuiduan 0-2 Ferencvaros në Hungari, i njëjti rezultat si në ndeshjen e parë.
Europa League Round of 16
Arsenal 1-1 Sporting CP (2-2)
Ferencvaros 0-2 Bayer Leverkusen (0-2)
Real Sociedad 0-0 Roma (0-2)
Union St.Gilloise 3-0 Union Berlin (3-3)