Video/ Reçi i pafat me traversën, Zabërgja “mallkon” asistentin: Kukësi e Dinamo ndajnë pikët

Në Kukës Arena u mbyll me një 0-0 pa shumë vlerë, ku një pikë nuk i bën punë as vendasve të Nicës e as Dinamos së Mehmetit. Një ndeshje pa shumë emocione e që nuk e ndryshon hierarkinë e dy ekipeve. Mehmeti mbetet i pamundur në tre ndeshje, por 12 pikët e Dinamos në vendin e 9 nuk japin qetësi. Kukësi për momentin është i 5 me 14, po nga vendi i fundit e ndajnë vetëm 3 distanca.

Pas rënies në Rrogozhinë, blutë kërkonin të fitonin kundër një skuadre në zonën e rënies, edhe për të siguruar një avantazh të rëndësishëm në përballjet direkte. Mehmeti, pas katër pikëve në dy ndeshjet në detyrë, provoi të dilte me kuotë të plotë nga transferta, duke besuar shumë te Kaçorri që provoi dy herë në minutat e para pa rezultat. Në minutën e 8’ sulmuesi nuk gjeti kuadratin. Në të 11’ u ndal nga Tafas. Nuk ishte loja më zbavitëse, me të dy skuadrat të kujdesshme më shumë për të mos pësuar. Te Kukësi, Domi nuk gjeti kuadratin në të 24, e Mija nuk ishte më i saktë në të 39 për blutë, që rrezikuan mbi të gjitha pas rifillimit.

 

TRAVERSË E GOL I ANULUAR
Zëvendësimi i zakonshëm i dyfishtë i Nicës me La Torre e Sahitaj që i lanë vendin Rashitit dhe Rivas sapo rifilloi loja, duket se e shkundi Kukësin. Reçi ishte i pafat në minutën e 58’, duke goditur traversën, në tentativën e tij me kokë. Ishte një blitz iluzional, sepse skuadrat u kthyen të ngjeshura në llogore, duke përdorur kundërsulmin. Kundërsulm që në fakt mund ti kishte buzëqeshur Dinamos, por goli i Zabërgjas në minutën e 76 nuk vlente, sepse pozicioni i tij ishte jashtë loje. Vendimi i asistentit u konfirmua më pas edhe nga VAR. Në fund, në të 89’, Behiratçe provoi me kokë pa gjetur portën e ishte rasti i fundit i ndeshjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top