Video/ Rashford mposht Brentford, Strakosha sheh fitoren e United nga pankina: Newcastle i ekzagjeruar

Në të mërkurën e Premier League, që ofronte një sfidë në distancë për vendin e tretë dhe Champions League, fitojnë si Manchester United ashtu edhe Newcastle. Djajtë e Kuq hakmerren ndaj Brentford, që i kishte mposhtur në ndeshjen e parë. Ten Hag festoi me një 1-0, të nënshkruar në minutën e 29′ nga Rashford. Shuplakë e Magpies në Londër, me një fitore 1-5 ndaj West Ham falë dygolëshave të Wilson e Joelinton. Kështu skuadrat mbeten të barabarta me 53 pikë.

MANCHESTER UNITED-BRENTFORD 1-0
Manchester United merr një hakmarrje të pjesshme, pas pokerit të pësuar në ndeshjen e parë nga Brentford, në momentin më të keq të epokës së ten-Hag. Përfundoi 1-0 në Old Trafford, me golin e Rashford. Ndeshja u ndez në minutën e 20′, kur McTominay goditi fort në asistin e Antony, por mbi traversë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29′, me prekjen më të lehtë për Marcus Rashford. Sulmuesit, në aksionin nga këndi, i mjaftoi vetëm të shtynte në portë pas spondit të Sabitzer. Djajtë e Kuq humbën Shaw dhe filluan të menaxhonin lojën. United shkoi afër dyfishimit me Antony para minutës së 45′. Brentford u bë i rrezikshëm vetëm me gafën e De Gea (49′) që goditi Toney në shpinë, duke rrezikuar të pësojë golin më absurd. United menaxhoi reagimin e kundërshtarve dhe fitoi 1-0, duke u ngjitur në 53 pikë. Ten Hag është +3 ndaj Tottenham të vendit të pestë (që ka një ndeshje më shumë), duke mbetur krah Newcastle.

 

WEST HAM-NEWCASTLE 1-5
Sukses dërrmues për Newcastle, ndaj një West Ham në vështirësi të madhe, që pësoi një çarmatosje 5-1 në shtëpi nga rivalët e tyre. Në rastin e parë, Newcastle kaloi në avantazh me goditjen me kokë të Callum Wilson. 1-0 në asistin e Saint-Maximin, në minutën e 6′. Kaluan nëntë minuta dhe Joelinton dyfishoi falë ndihmës së VAR. West Ham u rrit me kalimin e minutave dhe shkurtoi diferencën në minutën e 40, me Zouma me kokë. Newcastle gjeti golin e tretë, menjëherë pas rifillimit me Wilson që shënoi dygolëshin personal. U luajt vetëm me një portë, me Magpies që shënuan në minutën e 82 golin e katërt. Një çmenduri e Fabianskit, që doli shumë larg portës dhe i dorëzoi topin Isak. Suedezi shënoi nga 25 metra me portën bosh. Nuk kishte përfunduar ende, sepse edhe Joelinton fiksoi dygolëshin e tij dhe mbylli rezultatin në minutën e 90′. Newcastle fiton 5-1 dhe mbetet i treti me 53 pikë, së bashku me Manchester United. West Ham në krizë mbetet me 27, i treti nga fundi së bashku me Everton, Nottingham Forest dhe Bournemouth.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top