Sparta Pragë debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në Champions League, duke dërrmuar 3-0 Salzburg. Protagonist i fitores së madhe të çekëve ishte Qazim Laçi, autor i golit të tretë të çekëve. Në ndeshjen tjetër, rrugëtimi i Bologna në Champions League filloi me një barazim 0-0 kundër Shakhtar Donetsk. Në Dall’Ara, në ndeshjen e parë absolute në histori në kupën me Veshë të Mëdhenj, Bologna përjetoi një fillim tronditës: Posch rrëzoi Eguinaldo në zonë dhe shkaktoi një penallti pas katër minutash lojë. Megjithatë, Skorupski shpëtoi rezultatin, duke bllokuar Sudakov nga njëmbëdhjetë metra me një pritje të shkëlqyer.
BOLOGNA 0-0 SHAKHTAR
Tre mundësi të humbura, një penallti e shpëtuar, prodhim loje por jo finalizim. Ndeshja e parë e Bologna në Champions është një kondensim i mundësive të hedhura në erë, me ndjesinë se ky Shakhtar mund të ishte mposhtur pavarësisht gabimit fillestar. Sepse pas 2′ ukrainasit patën shansin për të kaluar në avantazh, por Skorupski ishte perfekt në goditjen e penalltisë së Sudakov. Që nga ai moment, pavarësisht se nuk shkëlqeu, Bologna shpenzoi situata, por ato për shënim (të nënshkruara nga Castro, Fabbian dhe Dallinga në finale) mbetën vetëm në qëllimet dhe duart e Riznyk. Ndalesa tjetër për Bologna, është në Anfield Road më 2 tetor: do të nevojitet më shumë ftohtësi, të paktën.
SPARTA PRAGË 3-0 SALZBURG
Debutim ëndrrash në Champions League me formatin e ri për mesfushorin e Kombëtares Qazim Laçi. Dibrani shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Sparta Pragë përballë Salzburg. Në minutën e 58’, Laçi mori një top brenda zonës dhe me një lëvizje inteligjente, nxori jashtë kohe dy mbrojtësit austriakë dhe portierin, duke shtyrë më pas topin në rrjetë. Ky është goli i parë i Laçit për këtë sezon, në skenën më të madhe futbollistike për klube.
Çekët e nisën me një fitore shumë të rëndësishme rrugën e tyre në Champions, duke marrë avantazhin fillimisht me Kairinen, që në minutën e 2′, pas asistit të Haraslin. Salzburg nuk mundi të reagojë dhe Sparta dyfishoi shifrat tre minuta para pushimit me golin e Olatunji, që shfrytëzoi më së miri asistin e Panak.