Video/ Pulisic festoi triumfin ndaj Meksikës, por nuk e kishte vënë re rezultatin: “Nuk e kisha kuptuar”

Të hënën, në orët e para të mëngjesit me orën tonë, Kombëtarja e SHBA-së mposhti Meksikën 2-0 në finalen e Concacaf Nations League, falë golave të Tyler Adams dhe Giovanni Reyna. Në fushë për amerikanët ishte edhe Christian Pulisic (i zëvendësuar në minutën e 93′), i cili në fund të ndeshjes ishte protagonist i një episodi qesharak.

PULISIC: “2-0, NUK E KISHA KUPTUAR”
Në fishkëllimën e fundit, para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Pulisic ishte duke bërë shaka me shokët e skuadrës kur u kthye drejt tabelës së stadiumit. Pikërisht aty sulmuesi kuptoi se ndeshja nuk kishte përfunduar 1-0 si mendonte: “Nuk e kisha kuptuar, 2-0”.

VIDEO VIRALE
Presioni dhe rëndësia e ndeshjes duhet të kenë dominuar me siguri mendjen e Pulisic, aq sa ish-lojtari i Chelsea kishte humbur golin e dytë, atë që u shënua nga Reyna në minutën e 63′. Një episod i vogël zbavitës, që u bë viral në vetëm pak orë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top