Roma-Lazio ishte një derbi me tension të lartë dhe shumë nervoz. Në pjesën e dytë, temperamenti u nxeh më shumë se pritej dhe kartonët e verdhë ranë si shi. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, çdo ndërhyrje shpërthente një përleshje. Ndër më të acaruarit ishin francezi Guendouzi dhe argjentinasi Dybala.
SHKËNDIJA DYBALA-GUENDOUZI
Një argjentinas kundër një francezi në derbin Roma-Lazio. Disa goditje të ndaluara fluturuan mes të dyve, veçanërisht me rastin e një topi vagant që më pas përfundoi në fundore. E diskutuan deri në fund mesfushori i Lazios dhe sulmuesi verdhekuq. Të dy u përplasën me njëri-tjetrin, e pas disa fjalëve më shumë erdhi kontakti fizik. Një shuplakë në pjesën e pasme të kokës për Guendouzi, i cili u përgjigj duke i vendosur duart në fyt argjentinasit Dybala. Arbitri ndërhyri menjëherë duke i ndarë.
DYBALA E PALESTRINAT E BOTËRORIT
Pasi u ndanë, Paulo Dybala hoqi palestrinat dhe ia tregoi Guendouzi. Finalja Argjentinë-Francë e Botërorit të fundit është përsëritur në Olimpico mes të dyve e Dybala i tregoi francezit palestrinën që pasqyronte Kupën e Botës. E nervozizmi i bardhekaltrit arriti në majë, në një derbi ku u pa gjithçka. Ashtu si festimi i diskutueshëm i autorit të golit Mancinit në fund të ndeshjes.
https://twitter.com/CBSSportsGolazo/status/1776670907794084132?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1776670907794084132%7Ctwgr%5E6c046378d91ff78f30ef356be0ace9246da024c0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F07%2Fvideo-provokimi-i-derbit-dybala-i-tregon-palestrinen-me-kupen-e-botes-guendouzi-francezi-e-kap-per-fyti%2F