Video/ Prodani e Melo trondisin Egnatian: Laçi i Morieros i jep leksion kampionëve

Laçi po përjeton një transformim të madh nën drejtimin e trajnerit Françesko Moriero, duke e lënë pas periudhën e paqëndrueshmërisë nën Armando Cungun. Kurbinasit treguan edhe një herë forcën e tyre, duke mposhtur kampionët e Egnatias me një fitore bindëse 2-0. Prodani në minutën e 11′ zhbllokoi ndeshjen, Melo në të 53′ vulosi rezultatin.

Në fushën e tyre, Laçi shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, duke shfrytëzuar pasiguritë e Egnatias dhe duke siguruar tre pikë që i afrojnë më shumë me zonën e mesme të renditjes, duke rritur shpresat për mbijetesë. Prodani hapi ndeshjen në minutën e 11′. Goli i mbrojtësit tronditi rrogozhinasit, që nuk mundën të dilnin në lojën e tyre. Melo në minutën e 53′ shënoi edhe golin e dytë që hipotekoi suksesin e dytë në tre ndeshje për teknikun italian, që mbetet i pathyer. Fitorja e radhës tregon se Laçi është një skuadër e rilindur dhe e vendosur për të mbijetuar në kampionat.

Nga ana tjetër, Egnatia vazhdon të përballet me kriza të thella, duke shënuar kështu ndeshjen e tretë radhazi pa fitore – një tronditje për kampionët që po përjetojnë një sezon të vështirë pas triumfit të fundit.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top