Media serbe Novosti raporton se tre policë të Kosovës janë arrestuar nga Policia e Serbisë sot.
“Anëtarë të njësive speciale të Policisë së Serbisë kanë arrestuar në territorin e Serbisë, tre ushtarë të armatosur deri në dhëmbë të shtetit të rremë të Kosovës,” – shkruan Novosti.
Një gjë të tillë ka raportuar edhe nga media B92.
Sipas Novostit, Vuçiç është informuar në mënyrë urgjente për këtë aksion.
Për çështjen ka reaguar edhe Policia e Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku e pranon se ka dyshime që janë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrollues.
Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arrestoi ditën e djeshme një të dyshuar për veprime kriminale në veri me emrin Millun Millenkoviq Llune, për të cilin sot edhe u protestua në veri të vendit.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, policia e Serbisë arrestoi edhe dy qytetarë, Dervish Maliqin dhe Esat Muçollin. Arsyet e këtyre arrestimeve nuk janë bërë me dije.