Video/ Poker i bujshëm ndaj Real Madrid: Guardiola hakmerret, Manchester City në finale kundër Inter

Manchester City i Pep Guardiola do të sfidojë Inter të Simone Inzaghi në finalen e Champions League 2022/23 në Stamboll. Suksesi i bujshëm 4-0 ndaj Real Madrid në Etihad Stadium eliminon mbretërit e komepticionit. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Citizens rrëmbejnë kalimin për finalen e Champions, e dyta në tre vitet e fundit. Guardiola tani ëndërron të ngrejë në qiell Kupën me veshë të mëdhenj. Për ti dërguar të tijtë në Turqi mendoi Bernardo Silva, në një formë brilante. Portugezi, fillimisht me një të majtë të hidhur (23′) dhe më pas me kokë (37′), rrëzoi Real Madrid. Blancos pastaj fundosën veten plotësisht me autogolin e Militao (76′). Në shtesë pastaj Alvarez i dha përmasa disfatës së Madrid.

Manchester City do të sfidojë Inter për trofeun e Champions League në finalen e Stambollit më 10 qershor. Të besuarit e Pep Guardiola, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Bernabeu, mposhtën skuadrën e Ancelotti me një rezultat të zhurmshëm 4-0.

 

Pritjet e Courtois ndaj Haaland vetëm sa shtynë avantazhin e anglezëve që zhbllokuan rezultatin në minutën e 23′ me Bernardo Silva. Ai nënshkroi pastaj edhe 2-0 në minutën e 37′. Kualifikimi, i orientuar që në pushim, u vendos përfundimisht në kasafortë me autogolin e Militao. Në shtesë erdhi edhe pokeri i nënshkruar nga Julian Alvarez. City vrapon tashmë drejt një triplete të jashtzakonshme, pasi ka kampionatin në xhep dhe do të luajë finalen e FA Cup kundër kushërinjve të United më 3 qershor. E pastaj është akti i fundit i Champions League kundër Inter…

https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/FbHOEMSNSCHwO?popup=fromblocked&autoplay=1

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top