Video/ Penallti skandaloze në shtesë, 1-1 me Teutën Partizani i tërbuar me arbitrin

Partizani pa t’i shpëtonte një fitore të mundshme në fund të një ndeshjeje dramatike ndaj Teutës. Vetëm 1-1 në shtëpi, në javën e 12-të të Kategorisë Superiore, me një penallti që tërboi kryeqytetasit. Në avantazh me golin e kapitenit Cara, protagonist në shtesë u bë arbitri Albert Doda. Një penallti e akorduar në favor të durrsakëve, edhe pse topi u përplas në fillim në gju, pastaj në dorën e lojtarit të të kuqve.

Partizani kaloi në avantazh shpejt falë golit të kapitenit Cara, që finalizoi me ftohtësi pas një aksioni nga e majta. Më pas, kryeqytetasit kërkuan të administronin rezultatin, duke pritur momentin e duhur për të shënuar një gol të dytë përmes kundërsulmeve. Megjithatë, rastet e shpërdoruara përpara portës kundërshtare lanë hapësirë për Teutën, që shtoi presionin dhe insistoi për të barazuar rezultatin.

Barazimi erdhi në momentet e fundit të lojës, kur një penallti u akordua për Teutën pas një prekjeje të topit me dorë nga Bytyçi brenda zonës. Kjo ishte e para penallti e dhënë kundër Partizanit këtë sezon. Lloci, nga pika e bardhë, nuk gaboi, duke vulosur barazimin 1-1 dhe duke i privuar Partizanit fitoren.

MOVIOLA
Ndeshja përfundoi me një atmosferë të tensionuar dhe dyshime rreth vendimit të penalltisë. Ish-gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola, e konsideroi vendimin e arbitrit Albert Doda si të gabuar, edhe pse ky vendim u mor pas ndërhyrjes së VAR-it, i cili e ftoi arbitrin të rishikonte situatën që ai kishte anashkaluar fillimisht.

Në moviolën e bërë në Supergol në RTSH, pas ndeshjes, Kola gjykoi se “topi prek dorën, por situata duhet të interpretohej ndryshe. Futbollisti i Partizanit devijoi fillimisht topin me gju, dhe topi kaloi nga gjuri tek dora. Sipas rregullores, nuk duhet të konsiderohet penallti kur topi devijohet nga një pjesë e trupit dhe më pas prek dorën.”

Vendimi për penallti pritet të nxisë diskutime, ndërsa Partizani humbet një mundësi për të marrë tre pikë të rëndësishme në një ndeshje ku kishte kontrollin për pjesën më të madhe të kohës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top