Video/ Pas derbit, tjetër rrëshqitje e Mehmetit: Dinamo bllokohet nga Laçi

Nuk arrin Dritan Mehmeti të kthejë skuadrën e tij te fitorja dhe pas disfatës në derbi vjen një tjetër hap fals. Dinamo ndalet pa gola në Elbasan Arena përballë Laçit, që kërkon të sigurojë qendrimin dhe të evitojë zonën playout. Dinamo për momentin është në vendin e katërt, me 47 pikë sa Skënderbeu, me Tiranën që ka një pikë më pak e një ndeshje më pak.

Një barazim që nuk u shkon për shtat asnjë prej dy skuadrave për objektivat që kanë. Dinamo, me tre javë nga fundi, rrezikon të parakalohet nga Tirana, ndërsa Laçi me 39 pikë mund të parakalohet nga Teuta, me një pikë më pak e një ndeshje për të luajtur ende.

Video/ Rasti i Zabërgjas

Pjesa e parë ishte pa emocione, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol. Dinamo, në fakt, mbrojtjen e ka kthyer në pikën e fortë. Mungesa e Goudjabi, i skualifikuar, u ndje. Sidoqoftë Mehmeti priste më shumë nga Kaçorri e Vila. Frika mos skuadra reflektonte shpërqendrimet e derbit e bënë teknikun të mendonte më shumë për të mos pësuan.

Edhe Laçi u mbrojt, duke u munduar të mbyllte çdo hapësirë. Ujka provoi në të 48′ pa kaluar Salin, në mundësinë e fundit për kurbinasit. Zabërgje, Vila e Kaçorri, bashkë me Denison, pastaj, krijuan një mori shansesh të pakonkretizuara para portës së Dajsinanit. U mbyll kështu në barazim pa gola sfida, që lë çdo gjë të hapur për vendin e katërt të bluve dhe shpëtimin e bardhezinjve.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top