Video/ Partizani në krye, Veselinovic i vetmi pa humbje: Tirana barazon me polemika

Partizani ka triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Laçit, ndërsa Tirana është ndalur në një barazim 1-1 me Elbasanin, në ndeshjet që kanë kompletuar javën e 14 të Superiores. Të kuqtë i janë falur golit të Kekos, që i kthen në vendin e parë të renditjes. Veselinovic i shkakton humbjen e parë Morieros, që kur ka marrë drejtimin e kurbinasve. Tirana nga ana tjetër ka parë t’i anulohet një gol me VAR, në barazimin me verdheblutë e Bordin. Pas fitores në debutim, Magani ul ritmin, por vazhdon të koleksionojë pikë.

Partizani kthehet në vendin e parë
Partizani ka siguruar një fitore të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Laçin me rezultat minimal. Ekipi kryeqytetas u përball me vështirësi në shfrytëzimin e rasteve të krijuara, duke goditur traversën dhe humbur disa tentativa nga distanca. Gjithashtu, një gol iu anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Golin e fitores e realizoi Albers Keko në minutën e 57-të, kur pas një krosimi preciz, gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme me kokë. VAR-i pati një rol kyç në këtë sfidë, duke anuluar nga një gol për secilën skuadër. Laçi e nisi takimin me një gol të shpejtë, por avantazhi i tyre u zhduk shpejt, pasi Partizani mori kontrollin e lojës me kalimin e minutave.

Kjo fitore e ngjit Partizanin në vendin e parë të renditjes, duke lënë pas Vllazninë, që zbret sërish në vendin e dytë. Një performancë që u vendos nga ndërhyrja vendimtare e ish-lojtarit të Korabit, Keko.

Elbasani dhe Tirana ndajnë pikët në “Elbasan Arena”
Elbasani dhe Tirana kanë barazuar 1-1 në sfidën më të rëndësishme të javës së 14-të të Kategorisë Superiore, e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ardit Hila, ish-lojtar i Tiranës, shënoi golin e parë për skuadrën vendase, duke dhënë një goditje morale kundër ish-ekipit të tij. Në anën tjetër, barazimin për bardheblutë e realizoi mbrojtësi francez, Dembele, i cili siguroi një pikë të vlefshme për ekipin.

Një moment i diskutueshëm ndodhi në pjesën e parë, kur Tiranës iu anulua një gol pas ndërhyrjes së VAR-it, që konfirmoi një pozicion jashtë loje të Gjumsit.

Pas këtij rezultati, Elbasani mban vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Tirana mbetet në pozitën e shtatë me 15 pikë të grumbulluara deri më tani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top