Video/ Partizani në finale, Bintsouka thyen Skënderbeun: Shehi pret kundërshtarin të dielën

Partizani nuk zhgënjen pritshmëritë. Kampionët në fuqi të vendit, mposhtin 1-0 Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë të Final 4, duke u kualifikuar në finalen e madhe për titullin. Archange Bintsouka vendosi ndeshjen në Arenën Kombëtare, dme një goditje me kokë, pas asistit të Rrapaj. Tani të dielën, do të mësohet edhe kundërshtari i të kuqve në finale, që do të jetë një mes Egnatias e Vllaznisë.

Shehi vendosi të përdorte sigurinë, me dy qendra në një 4-4-2 klasike. Mba e Skuka u bënë menjëherë të rrezikshëm, në një ndeshje ku, në fakt, të besuarit e teknikut Orges Shehi nuk u vunë thuajse asnjëherë në vështirësi. Partizani kishte dy rezultate në favor (edhe barazimi e dërgonte në finale) e megjithatë kërkoi të mbyllte ndeshjen sa më shpejt. Gvozdenovic dhe korcarët nuk e mbajtën dot ritmin dhe e lanë praktikisht spektator Qirkon. Kryeqytetasit, për më tepër para publikut të shtëpisë, dominuan çdo aspekt të lojës.

Ajo që ndoshta duhet të ketë disi kujdes tani Partizani është seria e rasteve të shpenzuara para portës. Tentativa jashtë kuadratit, por edhe nxitim në finalizim, që bënë që goli i vetëm të ishte ai i Bintsouka në minutën e 47′. Në fushë për 20 minutat e fundit edhe Cara, pas dëmtimit, me teknikun që shpreson ta ketë në formën më të mirë për finalen e 26 majit, sërish në impiantin e kryeqytetit.

Skënderbeu do të luajë në finalen e vogël të 24 majit për vendin e 3, ku përballë do të ketë humbësen e gjysmëfinales tjetër, mes Egnatias e Vllaznisë. Edhe pse për bardhekuqtë nuk është se ka shumë rëndësi, duke qenë se në Europë nuk luajnë dot për shkak të dënimit ende në fuqi nga UEFA.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top