Video/ Partizani eliminon me 10 lojtarë Laçin: Keko i jep debutimin fitues Abilaliajt

Partizani ka arritur një kualifikim spektakolar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 2-1 në “Arenën e Demave”. Pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak për më shumë se 50 minuta, të kuqtë siguruan fitoren falë një goli vendimtar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe vendasit kaluan shpejt në avantazh. Në minutën e 17’, sulmuesi bjellorus Kirill Podstrelov shfrytëzoi një mundësi të artë për të dërguar topin në rrjetë dhe për të çuar Partizanin në epërsi. Megjithatë, një moment kyç erdhi në minutën e 41′, kur Sembene mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Arbër Abilaliaj, debutues në pankinë, pas largimit të Veselinovic nuk kurseu elozhet pas ndeshjes: “Jam tepër i kënaqur sepse me bindjen që kam për cilësitë e futbollistëve, e dija që ishte e vështirë, por kisha besim të plotë që do e kalonim më tutje. Vinim nga moment jo i mirë. Kjo përgjigje, si u luftua dhe u besua, ky është shpirti i këtij ekipi. Duhet të qëndrojmë në shina, për të kuptuar se ky ekip ka kualitet, grintë dhe nuk ka pse mos të arrijë të gjithë objektivat që ka”.

Kualifikim me 10 lojtarë
Laçi, i motivuar nga superioriteti numerik, shtoi presionin dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 56’ me një gol të Bibos, duke i dhënë një tjetër dimension sfidës. Me kalimin e minutave, duket se gjithçka po shkonte drejt shtesës, por Partizani kishte një tjetër plan. “Ka munguar goli. Skuadra luajti mirë dhe dominoi ndeshjen. Mund të bënim dhe ne golin e parë. Ndeshjet vendosen dhe në gabime individuale. Bëmë vetëm dy gabime dhe pësuam dy gola. Më vjen keq sepse me atë që treguan çunat në fushë, merituam të kalonim turin.

Në minutën e 89’, Albers Keko, i futur nga stoli, u shndërrua në heroin e ndeshjes duke realizuar golin e fitores për Partizanin. Gëzimi i tifozëve të kuq ishte i jashtëzakonshëm, pasi ekipi i tyre siguroi një kualifikim dramatik në gjysmëfinale, duke ia dhënë Abilaliajt fitoren e parë si trajner në rikthim. “Eleke është gati 100%, në javët në vazhdim do integrohet. Shumë futbollistë janë gati. Sot u zgjodhën këto futbollistë, duke pasur parasysh kundërshtarin që kemi përballë. Kjo i jep më shumë vlerë” e mbylli tekniku i të kuqve.

Tashmë, Partizani pret të zbulojë kundërshtarin e tij në raundin tjetër, ndërsa tifozët e tij shpresojnë për një rrugëtim të suksesshëm drejt finales së Kupës së Shqipërisë. “Duhet besuar që është ekip i ri, mekanizma dhe filozofi e re – tha Abilaliaj -. Duhet pak kohë, sot ishte vetëm 1 tullë për shtëpinë e madhe. Sot çunat të shijojnë fitoren, ka shumë gjëra për të bërë dhe për t’u kthyer në ekip që i pretendon të gjitha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top