VIDEO/ Parakalimet e gabuara, Policia “mbyt” me gjoba 400 mijë lekëshe shoferët

Policia ka dërguar një komunikatë për mediat në lidhje me ndëshkimet ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor në tunelin e Murrizit të Rrugës së Arbërit.

Bëhet me dije se përgjatë dy javëve të fundit, në atë segment rrugor janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 400 mijë lekë të vjetra dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.

Në tunelin e Murrizit është i ndaluar parakalimi dhe kjo shkelje është konstatuar përmes kamerave të vendosura në tunel. Autoritetet bëjnë me dije se gjobat shoferëve u janë pasqyruar në portalin e-Albania, në adresën e drejtuesit të automjetit apo subjektit që është konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top