Video/ Nuk ka arratisje për Liverpool, Everton barazon në shtesë: vendos Tarkowski

Rikuperimi i javës së 15-të të Premier League këtë herë nuk e ngjyros Liverpulin me të kuqe. “The Reds” goditen shpejt nga Beto (11’) dhe barazuan me Mac Allister (16’), por më pas vuajtën jashtëzakonisht shumë dhe nuk arritën të godasin në portë për gati gjashtëdhjetë minuta. Salah ringjalli shpresat me golin e avantazhit në minutën e 73′, por kjo nuk mjaftoi për të vulosur Merseyside Derby: Tarkowski shënoi golin e barazimit në minutën e 97′, duke e lënë Liverpool me vetëm +7 ndaj Arsenal.

Një epilog i papritur në rikuperimin e javës së 15-të të Premier League, e shtyrë më parë për shkak të motit të keq. Merseyside Derby përfundon në barazim. Everton e nis shkëlqyeshëm, duke i bërë ballë ritmit të një Liverpool të lodhur. Mjaftojnë vetëm njëmbëdhjetë minuta për avantazhin surprizë: goditje standarte dhe rrjetë nga Beto, i cili mposht Alisson. Gjashtë minuta më vonë, “The Reds” barazojnë me një kros të shkëlqyer nga Salah dhe një prekje vendimtare të Alexis Mac Allister. Megjithatë, pas këtij momenti, Liverpool nuk do të godasë më në portë gjatë gjithë pjesës së parë. Beto i afrohet dyfishimit dhe Evertoni, edhe pse humbet Iliman Ndiaye, ruan një ritëm të shkëlqyeshëm.

EVERTON BARAZON NË MINUTËN E 97′

Në pjesën e dytë, të gjitha rastet janë për Everton, i cili i afrohet golit të dytë fillimisht me Doucouré dhe më pas me Harrison. Slot dhe skuadra e tij vazhdojnë të jenë në vështirësi, me Bradley që rrezikon kartonin e dytë të verdhë, ndërsa ish-trajneri i Feyenoord përpiqet të ndërhyjë me zëvendësime. Pas gati gjashtëdhjetë minutash pa asnjë goditje në portë, është përsëri Salah (gol dhe asist) që rikthen në jetë Liverpool me një goditje të fuqishme në minutën e 73′ për 2-1. Pickford ndalon dyfishimin e egjiptianit dhe mban ekipin e tij në lojë, që barazon në mënyrë surprizë pas një rrëmuje në zonë: Tarkowski shënon në minutën e 97′, pa qenë në pozicion jashtë loje. Pas një kontrolli të gjatë në VAR dhe kartonit të kuq për Doucouré në minutën e 102′,

 

Everton feston një pikë të artë: 2-2 ndaj Liverpool. “The Reds” shkojnë në +7 ndaj Arsenal, duke kryesuar me 57 pikë. Ndërkohë, Everton barazon me West Ham në vendin e 14-të me 27 pikë, duke siguruar një diferencë të qetë prej +10 ndaj zonës së rënies. Rikthimi i David Moyes mund të quhet tashmë një sukses.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top