Video/ Nikaj me portë bosh, traversa e anësori shpëtojnë Tiranën: mbyllet 1-1 me Skënderbeun

Nëse Nikaj do të shënonte në fundin e pjesës së parë mund të diskutohej krejtësisht një tjetër gjë. Skënderbeu e Tirana e mbyllin 1-1 sfidën mes tyre, plot polemika e pishmane. Gvozdenovic pas humbjes me Dinamon reagoi duke ndalur Tiranën, që në anën e saj llogarit ndeshjen e tretë radhazi pa humbje. Nikaj shënoi me penallti, por humbi një rast që djeg shumë në Korçë. Barazimin e fiksoi Nunes, ndërsa në fund protagonistë u bënë portierët.

Ahmataj kërkonte përsëritjen e suksesit me Teutën, por rrezikoi shumë në Korçë, pas një pjese të parë frenetike. Pecani në minutën e 8’ e Haxhiu në të 11 iu përgjigjen njëri-tjetrit. Avantazhin sidoqoftë e morën bardhekuqtë. Cjapi vlerësoi 11 metërsh pengimin e Rashicës në zonë dhe nën protestat e kryeqytetasve Nikaj shënoi përballë Kozit.

 

Tirana rrezikoi të shkonte edhe më poshtë në minutën e 29’ kur Nikaj u ndal vetëm nga traversa me portierin të mundur. Tirana nuk qendroi të shikonte por barazoi trarët me krosimin e Hoxhallarit në të 35’, që mori një trajektore befasuese. E megjithatë më flagrant ishte rasti i humbur nga Nikaj. I shërbyer nga Rashica në minutën e dytë shtesë, lojtari bardhekuq doli huq me portën bosh. E atëherë, Tirana i ndëshkoi një minutë më vonë, duke barazuar me Kaina Nunes, që përfitoi nga pasiguritë defensive të korcarëve.

GOLI I ANULUAR I FRENCKLYN
Skënderbeu e ndjeu goditjen, por provoi të korigjonte impaktin me lojën në pjesën e dytë me Liçon nga goditja e dënimit. Bardhekuqtë madje edhe shënuan, por Frenklin u konsiderua në pozicion jashtë loje, në momentin e pasimit. I drejtë vendimi i anësorit, konfirmuar edhe nga VAR. Skuadrat tentuan ta fitojnë ndeshjen deri në minutat e fundit të shtesës, ku fillimisht Alia i mohoi golin Hasanit dhe në fund Kozi bëri të njëjtën gjë me Rashicën. Tirana mbetet e treat me 18 pikë, ndërsa korcarët janë në mesin e renditjes me 4 pikë më pak.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top