Video/ Nikaj e Rashica nuk mjaftojnë, Teuta triumfon në Korçë: protesta të Skënderbeut për një penallti

Teuta triumfon në transfertë në Korçë, duke mundur 2-3 Skënderbeun për të rrëmbyer fitoren e dytë në këtë kampionat. Dështon Gvozdenovic të arrijë skuadrat e kreut, me durrësakët që përmbysën avantazhin fillestar të Nikaj. Golat e Beqjas, Preknicajt dhe Krujës kompletuan rikthimin e skuadrës së Martinit, që në shtesë i lejoi vetëm një kënaqësi personale Rashicës për 2-3 final.

Në Korçë u luaj një ndeshje interesante dhe e hapur me raste të shumta në të dy krahët, por vendasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Nikaj zhbllokoi situatën në minutën e 8′, pas një asisti të Rashicës. Teuta nuk qendroi të vështronte e pasi goditën traversën, barazuan rezultatin me Beqjen tetë minuta nga fundi i pjesës së parë.

Edhe pas rifillimit ritmi mbeti i lartë, por me Skënderbeun shpenzues, përfituan durrsakët. Preknicaj përmbysi rezultatin në minutën e 66′. Alia nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar sulmuesin, ashtu si edhe Krujën në minutën e 73′, që depozitoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri. Për ti bërë interesante castet e fundit mendoi Rashica, që ngushtoi rezultatin në 2-3, por tepër vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi. E që asgjë të mos mungonte në këtë sfidë, korçarët kërkuan një penallti në shtesë, të cilën Hamiti nuk e mendoi njëlloj, duke e mbyllur ndeshjen mes kontestimeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top