Video/ “Nëse vij në Itali është për Milan”: Mbappè i bën tifozët kuqezinj të ëndërrojnë

Gjatë ceremonisë së FIFA The Best, Kylian Mbappè bëri një koment për Serie A dhe Milan që i çmendi tifozët në rrjetet sociale. Pavarësisht se nuk kishte fitoi asnjë çmim individual, përveç se u vendos në Top 11 të vitit, Kylian Mbappè ishte ulur në plate. Duke mos qenë protagonist i mbrëmjes, rol që i takoi edhe një herë Lionel Messi, i vlerësuar si lojtari më i mirë, francezi mori pak vëmendje. Kamerat u ndalën tek ai vetëm në kohën e dorëzimit të çmimit për Dibu Martinez, për portierin më të mirë. Sulmuesi i PSG nuk bëri asnjë reagim, pavarësisht tensioneve mes tij dhe portierit argjentinas.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

 

MBAPPE ÇMEND TIFOZËT E MILAN

Por edhe pse mbrëmja nuk ishte e tij, Mbappè arriti të tërheqë vëmendjen me një koment përtej ceremonisë. Në një video, ai shfaqet duke u larguar nga platea, duke iu përgjigjur dikujt me një deklaratë që nuk lë vend për interpretim: “Si je viens, c’est que le Milan AC” (Nëse vij, është vetëm për AC Milan). Francezi nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për skuadrën kuqezi dhe ky koment ka zgjuar imagjinatën e tifozëve të Milanit. Natyrisht një e ardhme me francezin në skuadër është ëndërra e tyre, që kanë shfrenuar imagjinatën në rrjetet sociale.

 

Padyshim që mbetet ende një ëndërr, të paktën tani për tani, të shohësh yllin e PSG në Milano. Por vlerësimi i treguar nga numri 10 i Francës i jep meritë Milanit në çdo rast. E ndoshta një ide për merkaton pronarëve…

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top